2008 Kumtesat për Mediume
Deklarata per shtyp e ambasadës amerikane lidhur me komentet e padrejta për zavendës ndihmes sekretarës (ZNS) Dicarlo, 26 maj 2008
Na vjen keq që KTV dhe Koha Ditore kishin vendosur të publikojnë tregimet se gjoja ZNS DiCarlo ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se kanë dështuar në inkurajimin e faktorit ndërkombëtar në njohjen ndërkombëtare të Kosovës, dhe në veçanti jemi të befasuar se asnjë medium nuk kishte telefonuar ose kontaktuar Ambasadën Amerikane në Prishtinë lidhur me këto shkrime, para se ti publikojnë ose ti emitojnë në programet e tyre. Ju njoftojmë se ZNS DiCarlo nuk ka bërë komente të tilla. Qeveria Amerikane përkrah tejmase orvatjet e Qeveris Kosovare për inkurajimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Ne dhe shtetet tjera jemi të angazhuar me të madhe për njohjet e mëtutjeshme të Kosovës.