jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i SHBA
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara Prishtinë, Kosovë flag graphic
LAJMET NGA AMBASADA
 
  AMBASADORJA Zëvendës Shef i Misionit Për ambasadën Seksioni për Shtyp 2008 Kumtesat për mediume 2007 Kumtesat për mediume 2006 Kumtesat për mediume Mundësitë për punësim

2008 Kumtesat për Mediume

Kongresisti Eliot Engel, Demokrat nga Nju Jorku, udhëheq delegacionin për në Kosovë prej 13 – 16 Qershor, 2008

Kongresisti Eliot Engel, Demokrat nga Nju Jorku, udhëheq delegacionin për në Kosovë prej 13 – 16 Qershor, 2008 ku është edhe Kongresistja Jean Schmidt, Republikane nga Ohajo. Ata do të marrin pjesë në kremtimin e kushtetutës e cila do të hyjë në fuqi, si dhe do të takohen me qeveritarët e Kosovës, do të vizitojnë Pejën dhe do të ecin nëpër rrugën e cila mban emrin e përfaqësuesit Engel, si dhe do të vizitojnë edhe vende të tjera në rrethinë.  Gjithashtu, në Prishtinë do të vizitojnë Universitetin Amerikan të Kosovës.  Kongresisti Engel është anëtar i lartë i Dhomës së Komisionit për Punë të Jashtme Kryesues i Komisionit për Çështjet e Shqiptarëve.

Kongresisti Engel e ka dërguar këtë deklaratë për qytetarët e Kosovës:
 
“Jam shumë i nderuar që do të vizitoj Republikën e re të pavarur të Kosovës.  Pas shumë viteve të luftës kundër brutalitetit të regjimit të Millosheviqit, duke parë lirinë dhe demokracinë në Kosovë ka një rëndësi shumë të thellë dhe personale për mua.

“Me gëzim e pres që të jem prezent me popullin e Kosovës në kremtimin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së tyre të re, dhe e respektoj shumë lartë se Republika e re e Kosovës e njeh dhe mbështetë qytetërimin multietnik dhe ka përqafuar Planin e Ahtisarit.  . 

“Tani që Kosova është e pavarur, do të dyfishoj përpjekjet e mia në Kongres për të promovuar marrëdhënien e fuqishme mes SHBA-ve dhe Kosovës dhe të inkurajoj edhe vendet e tjera që të njohin sa më shpejtë republikën e re”

Kthehu Lart ^

Mekanizmat e Faqes:

Printer_icon.gif Printo Artikullin



 

    Kjo faqe menaxhohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
    Adresat elektronike ndërlidhëse me faqe të tjera interneti nuk duhen nënkuptuar si miratim i pikëpamjeve apo politikave për intimitet që mund të përshkruhen aty.


Ambasada E Shteteve Të Bashkuara