jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i SHBA
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara Prishtinë, Kosovë flag graphic
LAJMET NGA AMBASADA
 
  AMBASADORJA Zëvendës Shef i Misionit Për ambasadën Seksioni për Shtyp 2008 Kumtesat për mediume 2007 Kumtesat për mediume 2006 Kumtesat për mediume Mundësitë për punësim

2008 Kumtesat për Mediume

Ambasada Amerikane në Prishtinë  i dëshiron mirëseardhje yllit Amerikan televiziv Fran Drescher “Kujdestarja”, e cila do të viziton Kosovën me 7-9 Tetor, 2008.

Ambasada Amerikane në Prishtinë, me kënaqësi i dëshiron mirëseardhje të deleguarës së  porsaemëruar në Departamentin e Shtetit në Sektorin e Diplomacisë Publike, aktores Amerikane Fran Drescher, e cila është e njohur për rolin e saj në komedinë televizive “Kujdestarja.”  Fran Drescher  do të qëndron në Kosovë nga data 7 gjer më 9 Tetor,  2008.  Ndihmës Sekretari i Shtetit Goli Ameri e ka emëruar zonjushën Drescher  të deleguar në Sektorin e Diplomacisë Publike me datën 8 Shtator, 2008.  Zonjusha  Drescher do ti bashkëngjitet Cal Ripken-it  të Ri, dhe Michelle Kwan si e deleguar në Sektorin e Diplomacisë Publike.

Ylli i serialit “Kujdestarja”  është e nominuar për çmimin  Globusi i Artë dhe Emi. Fran Drescher e ka mbijetuar kancerin dhe është themeluese e organizatës jo-profitabile  Cancer Schmancer. Zonjusha Drescher do ti përkrah orvatjet e Sektorit te Diplomacisë Publike të SH.B.A. –ve, përfshirë edhe angazhimet në organizatat shëndetësore të cilat merën me përkujdesjen e shëndetit të femrave, me vetëdijesimin për kancerin si dhe zbulimin e hershëm të tij si dhe fuqizimin e pacienteve dhe avokimin në emër të tyre. Zonjusha Drescher, në rolin e saj të ri, do ti viziton këto vende gjatë fundit të muajit shtator: Rumaninë, Hungarinë, Kosovën dhe Poloninë.

Ambasada Amerikane në Prishtinë është e angazhuar në vizitën e Zonjushës . Drescher, ku ajo do të takohet me anëtarët e Iniciativës Ballkanike për luftimin e Kancerit të Gjirit, e cila ështrë e themeluar nga Ambasada Amerikane, dhe me Shefet e Grupeve Parlamentare të Parlamentit të Kosovës, si dhe do të takohet me personat të cilat kanë mbijetuar kancerin.

Për më shumë informata, kontaktoni Drejtoreshën e Diplomacisë Publike znj. Karyn Posner-Mullen nw (038) 5959 3732 ose Posner-MullenKA@state.gov

Kthehu Lart ^

Mekanizmat e Faqes:

Printer_icon.gif Printo Artikullin



 

    Kjo faqe menaxhohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
    Adresat elektronike ndërlidhëse me faqe të tjera interneti nuk duhen nënkuptuar si miratim i pikëpamjeve apo politikave për intimitet që mund të përshkruhen aty.


Ambasada E Shteteve Të Bashkuara