Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation

2007 Kumtesat për mediume

USAID-i i shpreh mirënjohje tetë komunave për angazhimin e tyre
në zhvillimin dhe riintegrimin e komunitetit, 26 qershor 2007

(Nga Zyra e SHBA-ve në Prishtinë, Agjencioni i SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID)

Prishtinë, 26 qershor 2007 — Tetë komunave i është shprehur mirënjohje në një ceremoni nga ana  e Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Mercy Corps për punën e vazhdueshme trevjeçare në përmirësimin e jetës së banorëve dhe promovimin e kthimit dhe riintegrimit.

Kryetarëve dhe Kryeshefave Ekzekutivë të komunave që kanë marrë pjeë në fazën e parë të Iniciativës Komunale për Integrim dhe Mbështetje (MISI) iu janë ndarë Certifikata të Mirënjohjes.  Komuna e Lipjanit ka marrë shpërblimin si ‘komuna që ka arritur më së shumti’ pasi që ata kanë trajtuar 89% të “Planit Komunal të Veprimit”, një plan i cili i thekson pengesat lokale ndaj kthimit dhe riintegrimit dhe veprimet që duhet të ndërmirren për të trajtuar këto pengesa brenda një kornize të dhënë kohore. Ata kanë marrë një grant prej 50,000 dollarëve amerikanë për implementimin e një projekti shtesë për komunitetin. Komunat e tjera që janë nderuar janë këto: Fushë Kosova, Gjilani, Istogu, Kamenica, Novobërda, Obiliqi dhe Rahoveci. Këto komuna, prej vitit 2003 e deri më 2006, kanë implementuar më shumë se 41 projekte në partneritet me anëtarët e komunitetit. Qëllimi i MISI-t është të përkrahë komunat dhe komunitetet që në mënyrë aktive të krijojnë një ambient që bën të mundur kthimin dhe riintegrimin e pakicave.

Certifikatat për punën e komunave janë dhënë nga Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë Michael Farbman, Ministri për Komunitete dhe Kthim Branisllav Gërbiq dhe Zëvendësministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Aziz Lila. Poashtu ishin të pranishëm edhe zyrtarët nga Ferizaj, Klina, Leposaviqi, Peja, Shtërpce, Vushtrria dhe Zveçani, që aktualisht janë duke marrë pjesë në fazën e dytë të MISI-t. Fushë Kosova dhe Obiliqi poashtu marrin pjesë edhe në fazën e dytë.

Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ka ofruar asistencë ekonomike dhe humanitare në tërë botën për më shumë se 40 vite.