jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i SHBA
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara Prishtinë, Kosovë flag graphic
LAJMET NGA AMBASADA
 
  AMBASADORI CHRISTOPHER DELL Biografi Fjalimet Intervistë për RTV 21 Zëvendësshefi i Misionit Për ambasadën Seksioni për Shtyp

Ambasadori


Christopher William Dell
Ambasador në Republikën e Kosovës

 Ambasadori Christopher Dell
Ambasadori Christopher Dell 
Christopher William Dell u emërua nga Senati për ambasador të SHBA-së në Republikën e Kosovës më 10 korrik 2009 dhe betimin e dha më 31 korrik 2009. Më parë, ai shërbeu si zëvendësshef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Kabul prej vitit 2007 deri më 2009. Para kësaj, ambasadori Dell shërbeu si ambasador në Republikën e Zimbabvesë prej vitit 2004 deri në korrik 2007, dhe prej vitit 2001 deri më 2004, ai ishte ambasador i SHBA-së në Republikën e Angolës.
 
Si anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, ambasadori Dell gjithashtu shërbeu si shef i Misionit, Zyra e SHBA-së në Prishtinë, Kosovë, prej vitit 2000 deri më 2001. Para këtij posti, ai ishte zëvendësshef i Misionit, Ambasada e SHBA-së në Sofje, Bullgari, prej vitit 1997 deri më 2000; zëvendësdrejtor i Zyrës për Çështje Politike Rajonale, Zyra për Çështje Evropiane dhe Kanadeze prej vitit 1994 deri më 1996; dhe zëvendësshef i Misionit, Ambasada e SHBA-së në Maputo, Mozambik, prej vitit 1991-1994.

Përveç kësaj, ambasadori Dell shërbeu si ndihmës special i nënsekretarit për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare prej vitit 1989 deri më 1991 dhe si asistent ekzekutiv i negociatorit të posaçëm për Marrëveshjen për bazat greke, Zyra për Çështje Evropiane dhe Kanadeze prej vitit 1987 deri më 1989. Ambasadori Dell ishte edhe nëpunës ushtarak për Spanjën dhe Portugalinë, Zyra për Çështje Evropiane dhe Kanadeze prej vitit 1986 deri më 1987; asistent i shtabit, Zyra për Çështje Politiko-Ushtarake prej vitit 1985 deri më 1986; zyrtar politik, Ambasada e SHBA-së në Lisbonë, Portugali, prej vitit 1984 deri më 1985; zëvendëskonsull, Konsullata e SHBA-së në Oporto, Portugali, prej vitit 1983 deri më 1984; dhe zëvendëskonsull, Konsullata e SHBA-së në Matamoros, Meksikë, prej vitit 1981 deri më 1983.

Ambasadori Dell ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë Çmimin Presidencial për Shërbim të Dalluar në vitin 2004. Në vitin 2000, Presidenti i Bullgarisë e dekoroi ambasadorin Dell me Urdhrin e Kalorësit Madara, Shkalla e Parë. Ai gjithashtu mori bursën Kellett nga Universiteti i Kolumbisë (për studime në Universitetin e Oksfordit) në vitin 1978.

Ambasadori Dell diplomoi në vitin 1980 në Kolegjin Balliol, Universiteti i Oksfordit, ku edhe fitoi titullin e magjistrit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diplomoi në vitin 1978 në Kolegjin Kolumbia, Universiteti i Kolumbisë, nga i cili u diplomua Magna cum Laude [me nder të madh] dhe Phi Beta Kappa [Dashuria ndaj mësimit është udhëzuese e jetës]. Flet rrjedhshëm spanjishten, portugalishten dhe bullgarishten.

Kthehu Lart ^

Mekanizmat e Faqes:

Printer_icon.gif Printo Artikullin



 

    Kjo faqe menaxhohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
    Adresat elektronike ndërlidhëse me faqe të tjera interneti nuk duhen nënkuptuar si miratim i pikëpamjeve apo politikave për intimitet që mund të përshkruhen aty.


Ambasada E Shteteve Të Bashkuara