Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
PROGRAMET E GRANTEVE

PROGRAMI PËR GRANTE TË VOGLA I KOMISIONIT PËR DEMOKRACI

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë shpall konkursin për sezonin veror 2014 të Programit për grante të vogla të Komisionit për Demokraci. Ky program synon ta mbështesë zhvillimin e institucioneve demokratike dhe të shoqërisë civile të Kosovës duke u ndarë, në baza konkurruese, grante të vogla për projekte organizatave jofitimprurëse dhe joqeveritare (OJQ) dhe medieve të pavarura lokale të Kosovës. Grantet e Komisionit për Demokraci ndahen sipas konkurrencës. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për këtë cikël është 30 maj 2014, ora 17:00.

Ky cikël i programit për grante të vogla i Komisionit për Demokraci iu kushtohet projekteve që përqendrohen në çështjet si:

  • Fushata dhe trajnime kundër trafikimit dhe kundër korrupsionit;
  • Ndërtimi i kapaciteve të asociacioneve;
  • Edukim civil;
  • Shoqëri civile;
  • Zgjidhje të konflikteve;
  • Mjedis;
  • Barazi etnike, të pakicave dhe gjinore;
  • Rrjedha e lirë e informatave (përfshirë edhe mbështetjen për mediet e pavarura);
  • Transparenca në qeveri;

Komisioni për Demokraci NUK i financon projektet në vijim:

  • Fushatat për mbledhjen e fondeve
  • Projektet për ndihma humanitare
  • Projektet për hulumtime shkencore
  • Projektet që parashohin buxhet që i tejkalon 24000 dollarë dhe që zgjasin më tepër se një vit për t’u zbatuar
  • Projektet që i dyfishojnë projektet ekzistuese që janë duke u zbatuar nga një organizatë
  • Projektet e dorëzuara nga organizatat fitimprurëse e komerciale
  • Projektet që kanë për qëllim përkrahjen e veprimtarisë së partive politike
  • Konferencat dhe udhëtimet individuale jashtë vendit
  • Veprimtaritë tregtare

Organizatat dhe qytetarët amerikanë nuk kanë të drejtë për grante sipas këtij programi.

Procesi i vlerësimit:

Komisioni vlerësues përbëhet nga përfaqësues të agjencive të ndryshme të Qeverisë së SHBA-së në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. Procesi i vlerësimit mund të zgjasë disa javë, por shpallja e fitusve të granteve do të bëhet varësisht nga koha e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Gjatë procesit të vlerësimit aplikuesve mund t’iu kërkohet që të përgjigjen në pyetje shtesë.

Kriteret e vlerësimit:

Me rastin e vlerësimit të propozimeve për grante, Komisioni për Demokraci do të vlerësojë me sa vijon:

  • Projekt propozimi tregon se organizata ka përvojë, aftësi dhe burime njerëzore të mjaftueshme për ta zbatuar projektin.
  • Organizata tregon se i kupton në mënyrë të qartë çështjet themelore që projekti synon t'i adresojë dhe se është në gjendje ta shprehë atë qartë dhe në mënyrë specifike.
  • Organizata ka konsultuar burimet përkatëse, ekspertët dhe organizatat e mundshme partnere gjatë fazës së projektimit të projektit.
  • Organizata i ka identifikuar përfituesit e përshtatshëm apo grupet e synuara në mënyrë të tillë që i shton në maksimum rezultatet e projektit dhe ka fokusim të qartë dhe fushëveprim praktik.
  • Ideja dhe qasja ndaj projektit janë të reja, megjithatë ato mund të përfundojnë brenda afatit të caktuar të programit. Aktivitetet e propozuara për projekt duhet të jenë konkrete,të hollësishmei dhe të mbështetura me plan të arsyeshëm të punës.
  • Buxheti i projektit është i organizuar mirë, i hollësishëm dhe i arsyeshëm. Nuk lejohen linja buxhetore të quajtura "shpenzime të ndryshme". Shpenzimet për reprezentacion dhe pije alkoolike nuk duhet të përfshihen në buxhet. Buxheti tregon se organizata i ka kushtuar kohë planifikimit dhe vlerësimit të shpenzimeve aktuale të lidhura me projektin në vend se paraqitjes së vlerësimeve të përafërta.
  • Organizata ka treguar qartë se si do ta vlerësojë dhe masë performancën e vet gjatë gjithë fazës së zbatimit të projektit duke përdorur mjete konkrete për vlerësimin e sasisë dhe të cilësisë.
  • Propozim projekti përshkruan në mënyrë të qartë qasjen që do të përdoret për të siguruar qëndrueshmëri maksimale të rezultateve të projektit pas përfundimit të tij.
  • Performancën në të kaluarën, duke përfshirë grantet e financuara nga Qeveria e SHBA-së, që tregojnë besueshmërinë, shfrytëzimin e arsyeshëm të burimeve dhe aftësinë për t’i përmbushur qëllimet e projektit. 

Udhëzimet specifike:

  • Shuma më e madhe e grantit është 24.000 dollarë amerikanë.
  • Grantet jepen vetëm një herë. Aplikuesi i suksesshëm mund të aplikojë sërish, por projekti i dytë duhet të ndryshojë rrënjësisht nga projekti i parë që është financuar nga Komisioni për Demokraci.
  • Organizatat dhe qytetarët amerikanë nuk kanë të drejtë për grante sipas këtij programi.

Aplikacioni duhet të përmbajë përshkrim të hollësishëm të veprimtarive lidhur me atë se për çka kërkohen fondet dhe propozimi për buxhet duhet të jetë i ndarë sipas kategorisë së shpenzimeve përndryshe nuk do të merret parasysh.

Si të aplikoni?

Aplikuesit duhet ta plotësojnë aplikacionin standard në gjuhën angleze dhe të dërgohen në Word apo PDF. Formularët janë në dispozicion dhe mund të shkarkohen në uebfaqe.

Aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim:

  • Aplikacionin e plotësuar në versionin elektronik duke përdorur formatin standard në uebfaqe (i detyrueshëm)
  • Fletëregjistrimin e OJQ-së (vetëm për OJQ-të) apo licencën për media (vetëm për mediet) (i deyrueshëm)
  • Listën e themeluesve dhe të anëtarëve të bordit (e detyrueshme)
  • CV-të e anëtarëve të ekipit zbatues, më së shumti nga një faqe(e detyrueshme)
  • Planin e detajuar të punës (i detyrueshëm)
  • përkrahjeje (fakultative)

Versioni elektronik i aplikacionit duhet të dërgohet në e-mail adresën:

Për/To: PristinaGrants@state.gov

Lënda/Subject: APPLICATION + Emri i OJQ-së

Aplikacionet që dorëzohen pas kalimit të afatit do të skualifikohen. Nuk do të bëhet asnjë përjashtim.