Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Konkurs Për Grante të Vogla

Programi i granteve të vogla

Cfarë projekte financohen?

Grantet e vogla mund të përdoren për përkrahje të konferencave, programeve akademike ose kulturore. Grantet zakonisht janë të kufizuara në shumë prej 5.000 dollarësh. Temat që mund të përfshihen në projekt janë si më poshtë:

  • Vizita të ekspertëve akademik nga ShBA
  • Vizita të artistëve/trajnerëve nga ShBA
  • Edukimi qytetar dhe shoqëria civile
  • Të drejtat e njeriut
  • Harmonia etnike dhe politike
  • Pastrimi dhe mbrojtja e mjedisit
  • Zgjidhja e konflikteve
     

Projektet që NUK financohen nga programi i granteve të vogla përfshijnë:

  • Fushatat për ngritjen e fondeve
  • Projektet për ndihma humanitare
  • Projektet për kërkime shkencore
  • Projektet që zgjasin më shumë se një vit
  • Projektet që janë duplikat i projektit ekzistuese që është implemetuar më parë nga ndonjë organizatë
  • Projetektet e paraqitura nga organizatat fitmprurëse dhe ato tregtare 
  • Projektet që kanë për qëllim përkrahjen e veprimtarisë së partive politike
  • Aktivitetet tregtare

Procesi i vlerësimit:

Projektet vlerësohen nga komisioni. Procesi i vlerësimit mund të zgjasë deri në dy muaj. Disa nga aplikuesit mund të kontaktohen për pyetje shtesë gjatë procesit të shqyrtimit. 

Kriteret e vlerësimit:

Vlerësimi i projekteve do të bëhet sipas kritereve të mëposhtme:

  • Projekt propozimi tregon se organizata ka ekspertizë të mjaftueshme, aftësi dhe burimet njerëzore për zbatimin e projektit.
  • Organizata tregon që ka një kuptim të qartë për çështjen themelore që synon të adresojë projekti dhe është në gjendje të artikulojë atë pa përdorur përgjithësime të tepruara.
  • Organizata ka konsultuar literaturën përkatëse, ekspertë dhe organizata partnere të mundshme gjatë fazës së projektimit të projektit.
  • Organizata ka identifikuar përfituesit e përshtatshëm apo grupet e synuara në një mënyrë që maksimizon rezultatet e projektit dhe ka një fokus të qartë dhe fushëveprim praktik.
  • Ideja dhe qasja e projektit është e re, aktivitetet e projektit janë konkrete dhe të detajuara me plan të punës të arsyeshëm.
  • Buxheti i projektit është mirë i organizuar, i detajuar dhe i arsyeshëm. Nuk ka linja buxhetore të quajtura si “shpenzime të ndryshme”. Shpenzimet për reprezentacion dhe pije alkoolike nuk janë të përfshira në buxhet. Buxheti tregon se oprganizata i ka kushtuar vëmendje vlerësimit të shpenzimeve aktuale lidhur me projektin në vend të paraqitjes së vlerësimeve të përafërta. 
  • Organizata ka artikuluar qartë se si do të vlerësojë dhe të masë performancën e vet gjatë gjithe fazës së zbatimit të projektit duke përdorur mjetet konkrete sasiore dhe cilësore të vlerësimit.
  • Projekti përshkruan qartë qasjen që do të përdoret për të siguruar qëndrueshmëri maksimale të rezultateve të projektit pas përfundimit të tij.


Udhëzime specifike:

Aplikacioni kërkon përshkrim detal të aktiviteteve për çka kërkohen fondet ndërsa buxheti duhet të jetë i ndarë në kategori të shpenzimeve, apo në të kundërtën nuk do të konsiderohet për financim. Fondet nuk jipen për shpenzime të reprezentacionit, ushqimit dhe pijeve, pagave, apo paisjeve për zyrë. Faktor i rëndësishëm në vlerësimin e projektit është edhe ndarja e buxhetit nga vet organizata.

Si të aplikoni?

Organizatat që dëshirojnë të aplikojnë për grante të vogla nga Ambsada Amerikane duhet të plotësojnë formularët e mëposhtëm:

1. SF424 për organizata (shikoni instruksionet);
2. SF424 për individët (shikoni instruksionet);
3. Formulari për kërkimin e grantit  dhe
4. Formulari i buxhetit (2 tabela).

Ju lutem që kërkesat dhe pyetjet tuaja, si dhe aplikacionin e plotësuar ta dërgoni në Sektorin për Diplomaci Publike në tri adresat e mëposhtme:

Asistente e Programit: Merita Musmurati
Asistent i Granteve: Faton Vatovci

Asistente për Kulturë (Grante): Remzije Potoku