Vizat joimigruese
SI TË PARASHTROHET KËRKESA PËR VIZË JOIMIGRUESE NË AMBASADËN AMERIKANE NË SHKUP
HAPI I PARË: CAKTONI NJË TAKIM Për intervistë
Për informacione të përgjithshme lidhur me procedurat për viza joimigruese dhe si të caktoni takim për intervistë për vizë joimigruese, ju lutemi kontaktoni Shërbimin Informativ për Viza (SHIV) në njërin prej numrave të poshtëshënuar:
Nga Kosova: (038) 247 973
Nga SHBA: 1-800-672-8730
Ata që thërrasin Kosova në SHIV, së pari duhet të blejnë një numër identifikimi personal (PIN) për 12 dollarë amerikan (kundërvlera në euro) në “Raiffeisen Bank” në Kosovë. PIN numrat aktivizohen për përdorim një ditë pas blerjes dhe nuk mund të përdoren në ditën e blerjes. Ata që thërrasin nga SHBA në numrin e lartpërmendur mund ta bëjnë pagesën prej 15 dollarë amerikan nëpërmjet të kredit-kartelës.
HAPI I DYTË: KOMPLETONI DOKUMENTACIONIN E NEVOJSHEM
• Formulari DS-156, i përgjigjur në të gjitha pyetjet dhe i nënshkruar. Duke filluar nga data 1 nëntor 2006, të gjithë aplikuesit patjetër duhet t’i sjellin 3 faqet e aplikacionit të koduar, i cili plotësohet në: http://evisaforms.state.gov/.
• Formulari DS-157, i përgjigjur në të gjitha pyetjet. (Kandidatët të cilët aplikojnë për F, J ose M kategori të vizave duhet ta plotësojnë edhe formularin DS-158.
• Një fotografi të re me prapavijë të bardhë, të shihet fytyra e tërë dhe me përmasa 5cm x 5cm.
• Si dhe dokumentacion i cili përkrah qellimin e udhëtimit dhe do që vërteton lidhjen tuaj profesionale, financiare dhe familjare me vendlindjen, si për shembull verifikim të statusit studentor apo punës, dëshmi të burimeve financiare, etj.
HAPI I TRETË: PAGUANI TAKSËN ADMINISTRATIVE PËR VIZË
Të gjithë parashtruesit e kërkesës duhet të paguajnë taksë administrative në vlerë prej 131 dollarë amerikan në kundërvlerë në euro. Taksa administrative mund te paguhet nënë njërën nga filialet e Raiffeisen Bank. Në ditën e intervistës, parashtruesi i kërkesës duhet të sjell fletpagesën (kopjen e pagesës) origjinale të taksës administrative.
HAPI I KATËRT: SHKONI NE SHKUP NË AMBASADË NË TAKIMIN E CAKTUAR
• Sjelleni kopjen e fletpagesës origjinale që dëshmon se ju keni paguar taksën për vizë.
• Sjelleni dokumentacionin e përshkruar në hollësi në: “Hapi i Dytë”
• Sjelleni pasaportën –— pasaporta patjetër duhet ta ketë validitetin minimum 6 muaj më tepër se dita që planifikoni të hyni në SHBA.
Për Informacion lidhur me caktimin e një takimi të përshpejtuar (urgjent) për vizë joimigruese, ju lutemi lexojeni informatat ne faqen vijuese.