jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i SHBA
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara Prishtinë, Kosovë flag graphic
Çështjet më Interesante

Aktorja Fran Drescher Shenon fillimin e Muajit Ndërkombëtar për Vetëdijësim ndaj Kancerit të Gjirit në Prishtinë, 7-9 tetor 2008

Ambasadorja amerikane e Diplomacisë Publike për Çështje të Shëndetit të Gruas, Fran Drescher arriti në Kosovë me 7 tetor për një vizitë tri ditëshe si pjesë e Iniciativës Ballkanike kundër Kancerit të Gjirit (BBCI). Ky është një program shëndetsor i diplomacisë publike që mbështetet në mënyrë aktive nga Ambasada e SHBA-ve. Me 7 tetor, Drescher, një aktore e njohur për personazhin e saj udhëheqës në serinë komike “Kujdestarja”, u intervistua nga dhjetë media të ndryshme, përfshirë këtu disa media serbe të Kosovës, dhe e inçizoi pjesën hyrëse të dokumentarit tre pjesësh që financohet nga Ambasada amerikane dhe që quhet “Një Botë pa Kancer”, i cili dokumentar u transmetua në KTV me 8 tetor. Në mbrëmjen e arritjes së saj, Kaukusi i Grave i Kuvendit të Kosovës e mbajti një ceremoni pritëse ku Kryetari i Kuvendit, Ministri i Shëndetësisë dhe Ambasadorja, të gjithë e lavdëruan znj. Drescher për veprimtarinë e saj dhe e theksuan rëndësinë e shëndetit të gruas.
Drescher poashtu mbajti edhe një seansë me pyetje e përgjigje me anëtarët e Kaukusit të Grave dhe u takua me gra të reja serbe në Këndin Amerikan në Mitrovicën veriore. Gjatë kohës sa ishte në Mitrovicë, ajo u takua me Kryetarin Bajram Rexhepi dhe fituesen e çmimit ndërkombëtar të Sekretarit të Shtetit për Gruan e Guximshme, Valdete Idrizi. Ajo inçizoi një intervistë me televizionin serb TV Most dhe disa segmente për serinë më të popullarizuar vendore, Familja Moderne. Drescher poashtu mori pjesë në një konferencë shtypi për të promovuar vetëdijësimin kundër kancerit dhe aktivitetin e 19 tetorit të Ecjes për Vetëdijësim kundër Kancerit të Gjirit. Në ditën e fundit të vizitës së saj, me 9 tetor, ajo mori pjesë në një bisedë të lirë me gratë vendase, udhëheqësit e OJQ-ve dhe profesionistët shëndetësor me përpjekjen që të ngrisë vetëdijën për zbulimin e hershëm të kancerit. Ajo do ta përfundojë qëndrimin e saj në Kosovë me një vizitë në kampin Bondsteel, ku do të takohet me ushtarët që i kanë mbijetuar kancerit ose që janë prekur nga sëmundja e kancerit.

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-ve, Robert Gates viziton Kosovën, 7 tetor 2008

Si zyrtari i parë i nivelit të kabinetit të kryetarit që viziton Republikën e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj me 17 shkurt 2008, Sekretari Gates ju uroi udhëheqësve të Kosovës dhe e ri-theksoi përkushtimin e SHBA-ve para të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në një konferencë shtypi për mediat amerikane dhe ato vendase, Sekretari Gates e nënvizoi bashkëpunimin e SHBA-ve në ndërtimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës që është “një forcë e kombinuar profesionale, me mbikqyrje civile”, dhe i siguroi qytetarët e Kosovës që SHBA-të tentojnë të mbajnë nivelin e tanishëm të pranisë së trupave ushtarake. Udhëtimi i tij në Kosovë përfshiu edhe vizitën e trupave amerikane të NATO-s në Kosovë për ti falënderuar për shërbimin e tyre. 

NGJARJET E ZYRES PËR MARRËDHËNIE PUBLIKE

Konferenca Rajonale e Alumnive i Shtjellon Prioritetet për Zhvillim

Nga 3-5 tetori, mbi 60 alumni të programeve të qeverisë amerikane për shkëmbime kulturore dhe arsimore nga Kosova, Serbia, Kroacia, Bosnja, Maqedonia dhe Shqipëria u mblodhën në Prishtinë për një konferencë ku tema e diskutimit ishte “Ndikimi i Statusit Final të Kosovës mbi Integrimin në Rajon dhe në BE”. Kjo konferencë u organizua nga Alumnitë e SHBA-ve në Kosovë (KUSA), dhe përfshiu tri komisione diskutimi që e shtjelluan çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimet e qeverisë, politikat tatimore për zhvillimin ekonomik, luftimin e krimit të organizuar dhe lehtësimin e bashkëpunimit rajonal. Me përvojën e tyre të përbashkët në Shtetet e Bashkuara për programet e Departamentit të Shtetit dhe prapavijat e tyre të ndryshme profesionale dhe personale, këta alumni të motivuar themeluan marrëdhënie të rëndësishme për bashkëpunim në të ardhmen. Konferenca poashtu pati një pritje/koktel dhe vizita kulturore ku alumnitë rajonal patën rastin të njiheshin më mirë me KUSA dhe të shihnin Prishtinën. KUSA shpreson të ndërtojë më shumë rrjete rajonale të alumnive nga të gjitha programet e Departamentit të Shtetit për shkëmbime kulturore dhe arsimore, si ato afat-gjata si p.sh. Fulbright edhe ato afat-shkurtëra si p.sh. Programi i Vizitorëve Ndërkombëtar për Udhëheqës. E themeluar në vitin 2007, KUSA i lidhë alumnitë e programeve të qeverisë së SHBA-ve në Kosovë me njëri-tjetrin dhe me Ambasadën. E përkushtuar për ti shërbyer anëtarëve të saj  dhe punës së tyre, KUSA është një pjesë e re dhe e rëndësishme e shoqërisë së Kosovës që është në zhvillim e sipër. Për më shumë informata rreth KUSA-s, vizitoni http://pristina.usembassy.gov/kusa.html.

Lajmet e Fundit

- Article -

 

Ambasada Amerikane
SHPALL KONKURSIN PER FILM!
FITO UDHETIM PER NE HOLLYWOOD!
KLIKO PER ME SHUME INFORMATA

 

 


 


       - PYETJE PËR SHTYP -

  - JAVA E BIBLIOTEKËS 2008 -


- Adresat Elektronike Ndërlidhëse Kryesore -

Ambasadorja   
 Zëvendës Shef i Misionit
Për ambasadën     
Zyrtarët kryesor        
Politika e SHBA-ve ndaj Kosovës

 



    Kjo faqe menaxhohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
    Adresat elektronike ndërlidhëse me faqe të tjera interneti nuk duhen nënkuptuar si miratim i pikëpamjeve apo politikave për intimitet që mund të përshkruhen aty.


Ambasada E Shteteve Të Bashkuara