jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i SHBA
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara Prishtinë, Kosovë flag graphic
Konsullor
 
  Shërbimet për Shtetas Amerikan Vizat joimigruese Vizat imigruese Viza Llotaria

Shërbimet për Shtetas Amerikan

Shtetasve amerikan në Kosovë iu rekomandohet që të regjistrohen në seksionin e Konsullor, për njohtime të mundshme urgjente. Ambasada do t'u përgjigjet çështjeve më serioze për shtetasit amerikan duke përfshirë arrestimet dhe rastet emergjente. Rastet e tilla mund të paraqiten 24 orë në ditë në adresën dhe telefonin e lartëshënuar. 

Për Amerikanët që jetojnë, punojnë apo udhëtojnë në Kosovë shërbimet konsullore bëhen vetëm përmes terminit.  Ju mund të parashtroni kërkesë për termin me e-mail consularpristina@state.gov apo faks (038) 548-614 ku do te përpiqemi t’ju japim përgjegje brenda një dite pune. Thirrjet përmes telefonit (038) 5959-3119, mund t’i bëni çdo ditë pune, prej ores 08:00 deri në ora 17:00.

Për udhëtime urgjente që kanë të bëjnë me ndërrimin e pasaportave të humbura apo të vjedhura, Ambasada Amerikane në Prishtinë mund të përshpejtoj udhëtimin e aplikuesit për në Ambasadën e SHBA-së në Shkup.

Për rastet e skadimit të afatit të pasaportit, vendosjen e faqeve shtesë apo ndryshimeve tjera në pasaportën valide, regjistrimin e lindjes së shtetasit Amerikan në Kosovë, shërbimet noteriele si dhe konsultimet me personelin konsullor, do të mund ti bëni në Prishtinë, përmes caktimit të terminit. 

Nëse keni nevojë për shërbim konsullor por nuk mund të pritni që Konzulli të udhëtoj në Prishtinë, ju duhet të caktoni termin në Shkup dhe atë përmes internetit në web faqen http://macedonia.usembassy.gov/, ose përmes telefonit +389-2-310-2000 nga e hëna deri të premten prej orës 8:00-12:00h, përveç gjatë festave zyrtare të Maqedonisë dhe SHBA-ve.

Kthehu Lart ^

Mekanizmat e Faqes:

Printer_icon.gif Printo Artikullin



 

    Kjo faqe menaxhohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
    Adresat elektronike ndërlidhëse me faqe të tjera interneti nuk duhen nënkuptuar si miratim i pikëpamjeve apo politikave për intimitet që mund të përshkruhen aty.


Ambasada E Shteteve Të Bashkuara