jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i SHBA
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara Prishtinë, Kosovë flag graphic
LAJMET NGA AMBASADA
 
  AMBASADORI CHRISTOPHER DELL Zëvendësshefi i Misionit Për ambasadën Zyrat e ambasadës Zyrtarët kryesor Lajmet e fundit (Gusht, Shtator & Tetor 2009) Seksioni për Shtyp

Lajmet e fundit

 

 

Përurimi i fushës së lojërave në Vërbovc-Kllokot, 29 tetor 2009

Të dashur fëmijë, të nderuar arsimtarë, përfaqësues të komunës së Kllokotit, anëtarë të Ekipit përgatitor komunal, zonja dhe zotërinj:

Dëshiroj të ju falënderoj që më ftuat në këtë ngjarje, për ta festuar hapjen e kësaj fushe të saporinovuar të lojërave në shkollën tuaj. Sapo u ktheva nga Mogilla, ku vizitova një fushë të ngjashme të lojërave dhe pata kënaqësinë të bisedoja me drejtorin e shkollës dhe disa fqinj tuaj.

Më erdhi shumë mirë të shihja anëtarë të përkushtuar të bashkësisë që angazhoheshin në projekte lokale. Përmirësimi i cilësisë së jetës për fëmijët tanë është punë që shpërblehet, dhe qëllim fisnik për cilindo udhëheqës apo politikan të bashkësisë. (more)


 Nenad Rashiq, ministër i punës dhe mirëqenies sociale, i tregon Zëvendësshefit të Misionit Michael Murphy një projekt banimi për të kthyerit e pakicave etnike në fshatin Dobrotin.
Nenad Rashiq, ministër i punës dhe mirëqenies sociale, i tregon Zëvendësshefit të Misionit Michael Murphy një projekt banimi për të kthyerit e pakicave etnike në fshatin Dobrotin. 

ZSHM Michael Murphy viziton Llaplasellën, Dobrotinin, Gushtericën e Epërme dhe Graçanicën

Zëvendësshefi i Misionit Michael Murphy vizitoi më 23 tetor projektet e Ministrisë për Bashkësi dhe Kthime, dhe të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të ndërmarra për bashkësitë pakicë në Llaplasellë, Dobrotin, Gushtericë të Epërme dhe Graçanicë. Z. Murphey e shoqëronin Sasha Rashiq, ministër për bashkësi dhe kthime, dhe Nenad Rashiq, ministër i punës dhe mirëqenies sociale. Në projektet e vizituara përfshihen shtëpitë për serbët e Kosovës të kthyer në Llaplasellë dhe Graçanicë, objekti i mirëqenies sociale në Dobrotin, dhe një shkollë në Dobrotin, e rinovuar me ndihmën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Z. Murphey gjithashtu bisedoi me udhëheqës të fshatit dhe një grup të qytetarëve të Gushtericës së Poshtme lidhur me zhvillimin e bashkësisë së tyre, dhe theksoi rëndësinë e decentralizimit komunal si mjet për serbët e Kosovës që ta marrin kontrollin për të ardhmen e vet, dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.


 Ushtarët në bazën  Bondsteel gjatë dhënies së betimit.
Ushtarët në bazën  Bondsteel gjatë dhënies së betimit.

Ceremonia e natyralizimit

Ambasadori Christopher Dell  ju drejtua 20 qytetareve-ushtareve  Amerikanë me datën 9 Tetor, 2009 në ceremoninë e natyralizimit të organizuar në bazën ushtarake Bondsteel.   Kjo mënyre e veçante për marrjen e nënshtetësisë Amerikane për qytetaret jo-amerikane që shërbejnë në forcat e armatosura të SH.B.A.-ve në bazë të urdhëresës ekzekutive të vitit 2002, për mënyrën e shpejtë të procedimit të kërkesave për marrjen e nënshtetësisë Amerikane përmes natyralizmit. Ambasadori Dell në fjalën e tij ceki faktin se si emigrantet kanë dhënë kontributin e tyre në SH.B.A dhe ju falënderoj personalisht ushtarëve të cilët kanë vendosur që SH.B.A.-të ti  konsiderojnë si shtetin  e tyre të ri.  Kjo ceremoni ishte mjaft prekëse për Ambasadorin Dell, meqë edhe bashkëshortja e Ambasadorit, Teodora, tani së voni është bërë shtetase e SH.B.A-ve përmes natyralizimit. Në ceremoni ishin prezent Gjenerali i Brigades Keith Jones, Komandanti i Forcave të Bashkuara për Sektorin Lindje, dhe zonjusha Holly Taghavi, Drejtoresha e Shërbimit për Nënshtetësi dhe Emigracionit  në SH.B.A.  me seli në Romë.


 Ecja e dyte vjetore kundër kancerit të gjirit për promovimin e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje

Ecja e dyte vjetore kundër kancerit të gjirit për promovimin e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje

Rreth 100 persona morën guximin të mblidhen nën qiell të vranët për të marrë pjesë në ecjen e dytë vjetore kundër kancerit të gjirit në Mitrovicë ditën e Shtune të datës 24 Tetor 2009.  Motoja e ecjes së sivjetme ishte “Zbulimi i hershëm = Shpëtim.” Fjalën e rastit në manifestim, përveç personaliteteve tjera,  e mbajtën Ministri i Shëndetësisë, zot. Alush Gashi, Udhëheqësja e Sektorit të Diplomacisë Publike, Emilia Puma, dhe përfaqësuesit e zyrës së Kryetarit të Komunës të Mitrovicës, të cilët folën haptas për seriozitetin e kësaj sëmundje, dhe ceken rrëndësin e ekzaminimeve të rregullta.  Zyrtarët Qeveritar shprehen mirënjohje për përkrahjen e fuqishme të Qeveris  Amerikane dhe donatoreve private të SH.B.A-ve, siç janë Dr. Richard Hirsch, i cili dhuroj pajisjen për mamografi  dhe ndihmoj në shkëmbimin e përvojave.  Ministri i Shëndetësisë ceku rritjen e investimeve qeveritare në programin për ngritjen e vetëdijes për kancerin e gjirit, si dhe foli për qasjen e pakufizuar të pacienteve në pajisjet moderne për ekzaminim. 
Ecja u organizua nga Iniciativa Ballanike për Luftimin e Kancerit të Gjirit (BBCI), në bashkëpunim me Iniciativën për Zhvillimin e Komuniteteve në Mitrovice (CBM). 


 Më 17 Tetorë, Ambasadori Christopher W. Dell, vizitoi Manastirin Ortotoks Sërb ’Visoki Dečani’, në Deçan

Më 17 Tetorë, Ambasadori Christopher W. Dell, vizitoi Manastirin Ortodoks Sërb ’Visoki Dečani’, në Deçan

Ambasadori Dell vizitoi Manastirin Ortodoks Sërb ‘Visoki Dečani’ ku edhe u takua me Peshkopin Theodosije Sibalic dhe Atin Sava Janjic. Ambassadori u shpreh lidhur me zotimin e Qeverisë Amerikane karshi mirëqenies së Manastirit si dhe përkrahjen e tij për angazhimet pozitive të Manastirit me komunitetin më të gjërë të Deçanit. 

 


 Më 16 Tetorë, Ambasadori Christopher W. Dell u takua me udhëheqësit e komuniteteve, në Graçanicë

Më 16 Tetorë, Ambasadori Christopher W. Dell u takua me udhëheqësit e komuniteteve, në Graçanicë

Ambasadori Christopher W. Dell u takua me udhëheqësit e komuniteteve për të shkëmbyer vështrimet dhe për të biseduar lidhur me çështjet që brengosin lokalitetin. Gjatë takimit 90 minutësh, i cili u zhvillua në studion e Radios, KiM ,në Çagllavicë, pjesëmarrësit ndanë me Ambasadorin Dell, vështrimet e tyre personale si dhe brengat lidhur me çështjet kritike për Sërbët e Kosovës. Ambasadori falenderoi grupën për punën e bërë për komunitetin e tyre si dhe inkurajoj pjesmarjen e tyre në procesin e decentralizimit komunal si dhe zgjedhjeve vijuese.


 Mësuesit e Gjuhës Angleze dhe studentët e Fakultetit të Edukimit në Prizren bisedojnë lidhur me avancimin e mësimdhënies me Ligjeruesën e Gjuhës Angleze, Amz Schirmer
Mësuesit e Gjuhës Angleze dhe studentët e Fakultetit të Edukimit në Prizren bisedojnë lidhur me avancimin e mësimdhënies me Ligjeruesën e Gjuhës Angleze, Amz Schirmer 

 

Ligjeruesi i Gjuhës Angleze vizitoi Këndin Amerikan në Prizren më 19 Tetorë, 2009

Ligjeruesja e shquar e Gjuhës Angleze, Amy Schirmer, të Hënën vizitoi Këndin Amerikan në Prizren për tu takuar më Mësimdhënësit dhe Studentët e Fakultetit të Edukimit. Kur Amy shpalosi planet e saja për zhvillimin e mësimdhënies në Prizren gjatë muajve në vijim dhe ftoi pjesëmarësit që ti bashkangjiten në seminarin e ardhshëm, Mësimdhënësit e tanishëm dhe ata të ardhshëm u shprehën lidhur me nevojat që kan për klasa si dhe kontribuan me idea për avancimin e tyre në mësimdhënie.

 


  Ceremonia e përurimit të rrjetit të ujit të pijshëm në Dobrotin

Fjala e Ambasadorit Christopher W. Dell: Ceremonia e përurimit të rrjetit të ujit të pijshëm në Dobrotin, 16 tetor 2009

I nderuari ministër, kryetar, zëvendëskryetar, të nderuar mysafirë dhe anëtarë të bashkësisë:

Më lejoni të filloj duke ju falënderuar për mirëpritjen tuaj të ngrohtë. Jam i kënaqur që jam sot këtu të qenë pjesë e kësaj ceremonie, për ta kremtuar rrjetin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm për njerëzit e Dobrotinit.

Uji është thelbësor për jetën. Ai është  i rëndësishëm për shëndetin dhe rritjen ekonomike. Dhe është një prej mënyrave më konkrete për ta përmirësuar jetën e njerëzve. (vazhdim)


  Ambasadori Christoperh Dell, Nenshkrimi i Kodit te Sjelljes

Ambasadori Christopher W. Dell, Nënshkrimi i Kodit të Sjelljes, 14 tetor 2009

President Sejdiu, Kryeministër Thaçi, mysafirë të nderuar, mirëdita.

Është kënaqësi për mua të jem këtu sot që t’u drejtohem në prag të një fushate tjetër zgjedhore në Kosovë. Nesër të gjithë ju do të jeni të zënë duke bërë fushatë. Por para se të bëni fushatë, ne kemi rast që tani të mendojmë për rolin që partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre luajnë në mbrojtjen e procesit dhe rezultatit demokratik elektoral të Kosovës. (vazhdim)


  Michael J. Murphy, Zëvendësshef i Misionit: Fjalim me rastin e përurimit të projektit të ndërtimit të rrugës, fshati Bushincë, komuna e Kamenicës

Michael J. Murphy, Zëvendësshef i Misionit: Fjalim me rastin e përurimit të projektit të ndërtimit të rrugës, fshati Bushincë, komuna e Kamenicës, 13 tetor 2009

Kryetarë Sinani dhe Ymeri, dhe zëvendëskryetar Mikic, anëtarë të bashkësisë dhe mysafirë:

Është kënaqësi për mua që po marr pjesë në hapjen e kësaj rruge të re për Bushincën dhe fshatrat përreth. Rrugët janë ndër mënyrat më konkrete për përmirësimin e jetës së njerëzve, dhe e di që përfaqësuesit tuaj komunalë e kanë identifikuar këtë projekt si prioritet për ta bërë fshatin tuaj vend më të mirë për të jetuar dhe për t’u lidhur më ngushtë me shërbimet që u nevojiten -- qendrat shëndetësore, shkollat, dhe zyrat e qeverisë -- dhe me tregjet në të cilat mund t’i shitni dhe blini mallrat e nevojshme, dhe në fund, me botën më të gjerë. (vazhdim)


  Fjala e Ambasadorit Christopher W. Dell për Zgjedhjet Komunale në Kosovë, Universiteti Amerikan i Kosovës, 9 tetor 2009

Fjala e Ambasadorit Christopher W. Dell për Zgjedhjet Komunale në Kosovë, Universiteti Amerikan i Kosovës, 9 tetor 2009

Ju faleminderit, Kris, studentë, mësimdhënës, mysafirë të ftuar.  Është kënaqësi imja t’ju drejtohem sot këtu. 

Pas pak ditësh, Kosova do të nisë sezonin e vet të zgjedhjeve dhe fushatat për udhëheqësit komunalë do të marrin hov të plotë.  Zgjedhjet janë një kohë emocionuese në cilëndo demokraci dhe një kohë për të menduar për përgjegjësitë që të gjithë pjesëtarët e shoqërisë i ndajnë për të ruajtur demokracinë.  Më shumë se kaq, zgjedhjet mishërojnë fuqinë – bile edhe atë magjike – të demokracisë; me një akt të thjeshtë të zgjedhjes së udhëheqësve të tyre njerëzit kanë mundësinë për të ndryshuar rrjedhën e historisë.  Mendoj se shumica do të argumentonin se një ngjarje e tillë ndodhi në vendin tim para njëmbëdhjetë muajsh me zgjedhjen historike të Barack Obamës si president i Shteteve të Bashkuara. (vazhdim)


Ambassador at BIRN Anniversary Celebration

Ambasadori Christopher Dell – Kremtimi i përvjetorit të katërt të emisionit “Jeta në Kosovë”, 25 shtator 2009

Mirëmbrëma të gjithëve. Jeta gjithashtu kërkoi që unë të flas dy minuta, pastaj tha pesë, jo më shumë se gjashtë, dhe në fund dy. Por, pasi dëgjova çfarë Peter [Feith] kishte për të thënë, unë do ta përdor gjithë kohën e lejuar -- përsëri kam rastin ta përfundoj atë që dua të them pa u ndërprerë.

Është kënaqësi për mua të jem këtu sot, dhe ta festoj përvjetorin e katërt të emisionit “Jeta në Kosovë” dhe Jeta, unë mendoj se puna që keni bërë, që programi juaj bën për vendin, ka sjellë dobi të madhe, dhe të gjithë ju falënderojmë për këtë. (vazhdim)


Ambasada e SHBA-së zë vendin e dytë në Turneun e komunitetit në futboll, 27 shtator 2009

Ambasada e SHBA-së zë vendin e dytë në Turneun e komunitetit në futboll, 27 shtator 2009

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mori pjesë në Turneun e Dytë Vjetor Ndërkombëtar të Futbollit në Prishtinë, të organizuar nga Ambasada Gjermane të shtunën, më 27 shtator. Vendësit dhe bashkësia ndërkombëtare shkuan t’i shihnin ekipet e ambasadave me seli në Prishtinë dhe të Qeverisë së Kosovës, që garonin të kurorëzoheshin me titullin Kampion Ndërkombëtar i Prishtinës. Edhe pse çmimi kryesor i shkoi OSBE-së, Ambasada Amerikane zuri vendin e dytë me një ekip të përbërë nga stafi vendës dhe lojtarët amerikanë nga të gjithë sektorët e Ambasadës së SHBA-së. Ekipi u mbështet nga kolegët entuziastë dhe nga miqtë dhe familjet e lojtarëve. Fotoja paraqet ekipin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë duke shpalosur pllakate të personalizuara të bëra për ta nga kolegët dhe përkrahësit e tyre amerikanë.


 Ambassador Christopher Dell hosted an Iftar dinner on Friday September 18 for members of the Kosovo Islamic Council

Ambasadori Christopher Dell shtroi iftar të premten, më 18 shtator, për anëtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës

Mirë mbrëma të gjithëve.

Myfti Tërnava, anëtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës, akademikë: Për hair Ramazani, Ramadan Kareem.

Ju faleminderit që na u bashkuat në iftarin e gjashtë të shtruar nga Ambasada Amerikane këtu në Kosovë.

Gjatë vitit të kaluar, Ambasada e SHBA-së dhe Bashkësia Islame e Kosovës kanë vazhduar bashkëpunimin në shumë projekte të rëndësishme. P.sh., për të gjashtin vit me radhë, një arsimtar amerikan i gjuhës angleze vazhdon të japë anglisht në Medresenë lokale. Jemi të kënaqur ta sponsorizojmë këtë program, i cili do t’u ndihmojë të rinjve kosovarë të garojnë më me efikasitet në ekonominë globale të botës sot.


Kosova kujton 11 shtatorin me një koncert përkujtimor dhe festival të filmit, 11 shtator 2009

 Kosova kujton 11 shtatorin me një koncert përkujtimor dhe festival të filmit, 11 shtator 2009

Institucionet e Kosovës i nderuan viktimat e sulmeve terroriste të 11 shatorit me një koncert dhe festival të filmit. Të premten, më 11 shtator, dhe për të tetin vit me radhë, Filarmonia e Kosovës mbajti një koncert përkujtimor për t’i nderuar viktimat e sulmeve të 11 shatorit. Koncerti i muzikës klasike, i ekzekutuar nga Orkestra dhe Kori i Filarmonisë së Kosovës, u sponsorizua nga Ministria e Kulturës dhe u mbajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sporteve.

 

 Kosova kujton 11 shtatorin me një koncert përkujtimor dhe festival të filmit, 11 shtator 2009

 

Pas koncertit, ambasadori mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së Festivalit të 7-të vjetor të filmit kushtuar 11 shatorit. Festivali, që u mbajt në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, zgjati prej të martës, 8 shtator, deri të premten, 11 shtator, dhe në të u shfaqën 29 filma të shkurtër të realizuar nga kineastët kosovarë. Ambasadori mbajti një fjalim të shkurtër në ceremoninë e mbylljes dhe dorëzoi çmimin për filmin më të mirë.

 


  Ambasadori Dell nënshkruan marrëveshjen e Qeveris Amerikane për ngritjen e kapaciteteve dhe përkrahjen e sundimit të ligjit në Kosovë.  Marrëveshja e nënshkruar kapë shumën prej gati 13 milion dollarëve Amerikane, si fonde shtese.
Ambasadori Dell nënshkruan marrëveshjen e Qeveris Amerikane për ngritjen e kapaciteteve dhe përkrahjen e sundimit të ligjit në Kosovë.  Marrëveshja e nënshkruar kapë shumën prej gati 13 milion dollarëve Amerikane, si fonde shtese.

Fjala e Ambasadorit Christopher Dell: Ceremonia e nënshkrimit, 14 shtator, 2009

Ministër Hyseni, mysafirë të nderuar.

Është kënaqësi e imja qe jam sot këtu dhe që kam nënshkruar këtë Letër-Marrëveshje ne mes Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. Kjo letër është edhe një faqe më shumë në historinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes që ekziston mes dy shteteve tona. Kjo është edhe një dëshmi më tepër e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për të punuar si partnerë të barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe miqtë tjerë në interes të avancimit të sundimit të ligjit në Kosovë. (vazhdim)

 


  Zëvendësshefi Michael Murphy, Drejtoresha e USAID-t Patricia Rader dhe Sahit Kurtaj, Drejtor i Shkollës prenë shiritin e inaugurimit të shkollës Dëshmorët e Zhurit në Zhur.
Zëvendësshefi Michael Murphy, Drejtoresha e USAID-t Patricia Rader dhe Sahit Kurtaj, Drejtor i Shkollës prenë shiritin e inaugurimit të shkollës Dëshmorët e Zhurit në Zhur.
Zëvendës shefi i misionit, Michael Murphy, foli në ceremoninë e përurimit, 11 shtator 2009

Kryetari Muja, liderë komunalë dhe të komunitetit, zonja dhe zotërinjë, çuna dhe goca. 

Është kënaqësi të jem këtu në Prizren për të festuar 10 vjetorin e partneritetit në mes Qeverisë së ShBA-së, USAID-it dhe popullit të Kosovës.   Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet që të ju ndihmojmë të ndërtoni një shtet demokratik, që i përmbahet ligjit, multietnik, tolerant dhe përparues që me të drejtë e zë vendin e vet në bashkësinë transatlantike të kombeve.  Ne të gjithë duhet të jemi krenar se çka është arritur gjatë këtyre dhjetë viteve nëpërmes këtij partneriteti. (vazhdim)

 


  Zëvendësshefi Michael Murphy dhe përfaqësuesit lokal inaugurojnë fillimin e  punimeve në rrjetin për furnizim me ujë të pijshëm në Dobratin.
Zëvendësshefi Michael Murphy dhe përfaqësuesit lokal inaugurojnë fillimin e  punimeve në rrjetin për furnizim me ujë të pijshëm në Dobratin.
Zëvendësshefi i Misionit Michael Murphy kremton 10 vjetorin e Ndihmes Amerikane në Kosovë, 9 shtator 2009

Zëvendësshefi Michael Murphy kremton 10 vjetorin e partneritetit në mes Qeveris Amerikane, USAID-it dhe popullit të Kosovës përmes pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të sistemit të ri për furnizim me ujë të pijshëm në fshatin Dobratin në enklavën e Serbëve të Kosovës në Gracanicë.   Ceremonia e mbajtur me 9 shtator, shënon zotimin e shumës së re prej 131,000 dollarëve amerikan në projektin e USAID-it për furnizim me ujë të pijshëm i cili do të furnizon 260 amvisëri në Dobratin.  zot. Murphy ceku faktin se Qeveria Amerikane, përmes  USAID-it , gjatë 10 viteve të fundit, ka financuar me tepër se 1.5 milion dollarë amerikanë në projekte në Gracanicë dhe rrethinën e saj. (Fjalimi)


  Ambasadori Dell dhe Drejtoresha e USAID-t Patricia Rader gjatë vizitës së ekspozitës të fotografive në Pejë për 10 vjetorin e USAID-t.
Ambasadori Christopher Dell dhe Drejtoresha e USAID-t Patricia Rader gjatë vizitës së ekspozitës të fotografive në Pejë për 10 vjetorin e USAID-t.

 

Fjalimi i ambasadorit Christopher Dell lidhur me programin e USAID-it për mbështetjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Kryetar Berisha, zonja dhe zotërinj të nderuar,

Vërtet është kënaqësi për mua të kthehem në Kosovë. Në shumë mënyra, ky është sikur kthimi në shtëpi, i pasigurt se ç’mund të gjesh. Kur isha këtu pothuaj tetë vjet më parë në mes të shkatërrimit dhe rrëmujës, pyetesha kur Kosova do të mund të qëndronte më vete. (vazhdim)

 


Ambasadori Christopher Dell dorëzon kredencialet Presidentit të Kosovës

 Presidenti  Fatmir Sejdiu dhe Ambasadori Christopher Dell përshëndeten gjatë ceremonisë së dorëzimit të kredencialeve.
Presidenti  Fatmir Sejdiu dhe Ambasadori Christopher Dell përshëndeten gjatë ceremonisë së dorëzimit të kredencialeve. 

 

Ambasadori Christopher Dell dorëzoj kredencialet e tij Presidentit Fatmir Sejdiu  të Hënën, me 24 gusht, gjatë ceremonialit të dorëzimit të Kredencialeve të organizuar në zyrën e Presidentit.  Ambasadori dhe Presidenti shpalosën fjalimet e tyre të përgatitura. 

Deklarata e Ambasadorit të SH.B.A-ve në Prishtinë, Christofer Dell gjatë dorëzimit të letër akreditimit Kryetarit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut

 

 


 Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ambasadori Christopher Dell bisedojnë zhvillimet në Kosovë.
Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ambasadori Christopher Dell bisedojnë zhvillimet në Kosovë. 

 

Pas takimit me Presidentin, Ambasadori u takua me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Skender Hyseni.  Ambasadori dhe udhëheqësit Kosovare shprehen përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e thellë në mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. 

Kthehu Lart ^

Mekanizmat e Faqes:

Printer_icon.gif Printo Artikullin



 

    Kjo faqe menaxhohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
    Adresat elektronike ndërlidhëse me faqe të tjera interneti nuk duhen nënkuptuar si miratim i pikëpamjeve apo politikave për intimitet që mund të përshkruhen aty.


Ambasada E Shteteve Të Bashkuara