Shërbimet konsullore
Prej datës 29 Prill 2009, të gjitha shërbimet konsulore ofrohen në lokacionin e ri të Ambasadës Amerikane në Shkup, në adresën:
Ambasada Amerikane Shkup Rr. Samoilova Nr.21 1000 Shkup R. Maqedonisë Tel: + 389 2 310 2000 Fax: + 389 2 310 2299 |
Vizat joimigruese
Ambasada Amerikane në Shkup është e autorizuar të ofroj shërbime të vizave turistike për shtetasit e Kosovës. Për caktim të takimit në lidhje me dhënien e lutjeve për vizë, duhet të bleni numrin indentifikues personal (PIN-numrin) nga cilado degë e Raiffeisen bankës për $12, kundërvlera në Euro. Pasi të aktivizohet PIN numri (një ditë pas pagesës) ju mund të lajmëroheni në 038-247-973, ku duhet të jepni emrin e plotë, numrin e pasaportit apo dokumentit të udhëtimit, arsyen si dhe datën e preferuar të udhëtimit.
Intervistat caktohen të hëneve, të mërkureve dhe të premteve në mëngjes. Aplikuesi duhet të vijë i përgatitur dhe t'i ketë dokumentet në vijim:
- Pasaportin e vlefshëm apo dokumentin e udhëtimit (valid së paku 6 muaj nga dita që planifikoni të mbërrini në SHBA)
- Formularin e nënshkruar DS-156 i cili patjetër duhet të plotësohet në formë digjitale në faqen http://evisaforms.state.gov dhe pastaj të shtypet së bashku me barkodin e gjeneruar
- Formularin e plotësuar DS-157 të cilin mund ta shkarkoni në faqen http://www.state.gov/m/a/dir/forms/ (VINI RE: Të gjitha pyetjet patjetër duhet të plotësohen)
- Një fotografi 5x5 cm me ngjyra me pamje të plotë të fytyrës, në sfond të bardhë, fletëpagesën në shumën prej $131 nga Raiffeisen Bank, si dhe
Dokumentacionin i cili tregon lidhjet ekonomike dhe lidhje tjera me Kosovën, që do ta motivonin aplikuesin të kthehet pas vizitës së shkurt në SHBA.
Aplikuesit e vizave për studime (F) apo (M) duhet të kenë formularin valid I-20 të lëshuar nga institucioni shkollor në SHBA dhe vërtetim se janë në gjendje të paguajnë shkollimin dhe shpenzimet e jetesës.
Aplikuesit për (J) viza (shkëmbimet akademike dhe kultorore), aplikuesit duhet të paraqesin formularin origjinal DS-2019. Aplikuesit për viza studentore, studime pune dhe udhëtimi, apo shkëmbime kulturore duhet të kompletojnë formularin DS-158 (http://www.state.gov/m/a/dir/forms/) së bashku me formularin DS-156 dhe DS-157.