Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Vizat Joimigruese

Takimi i përshpejtuar (URGJENT) për Viza joimigruese

Ambasada në Shkup mund t’i konsideroj takim urgjent vetëm për aplikues te cilet paraprakisht kane caktuar një takim të rregullt, por i nevojitet takim urgjent për shkak të rrethanave speciale. Ju lutemi te keni parasysh se ne nuk do të mund të plotësojmë çdo kërkesë për takim urgjent. Ju duhet të plotësoni një ose disa nga kushtet e mëposhtme:

• Ju jeni një student ose një vizitor shkëmbyes brenda 90 ditëve nga data e fillimit të programit tuaj dhe nuk jeni refuzuar një vizë brenda 6 muajve të fundit, dhe në rast se nuk ka data të vlefshme për takim për ju përpara "datës së raportimit" të programit;
• Ju jeni një punonjës i përkohshëm (vetëm vizat H dhe L) që ju ka skaduar viza dhe që dëshironi të aplikoni për një vizë të re për t'u kthyer në punën tuaj në Shtetet e Bashkuara;
• Ju keni nevojë urgjente për të marrë pjesë në një takim pune/biznesi në Shtetet e Bashkuara ku nevoja për të udhëtuar nuk mund të parashikohej paraprakisht.
• Ju keni nevojë urgjente të mjekoheni në Shtetet e Bashkuara ose të shoqëroni një të afërm të familjes që udhëton për mjekim urgjent;
• Ju keni nevojë të merrni pjesë në një funeral të një pjestari të afërm të familjes (nënë, baba, vëlla, motër, fëmijë, gjysh ose gjyshe, dhe nip ose mbesë);
• Ju keni nevojë të paraqiteni në një gjykatë Amerikane.

Nëse i takoni një nga kategorive të mësipërme, ju lutemi na dërgoni një e-mail në consularskopje@state.gov. Ju lutemi, përfshjeni dëshmitë të rrethanave të urgjencës. Në varësi të urgjencës, ju mund t’i bashkangjisni raportet mjeksore nga mjeku, një kopje të certifikatës të vdekjes së të afërmit tuaj, ose kopje të fletë-paraqitjes nga një gjykatë amerikane. Ju lutemi sigurohuni që të përfshni informacionin për kontakt (emrin, adresën e postës, e-maili, dhe një numër telefoni).

Çfarë duhet të keni parasysh?

Nëse ju besoni se kualifikoheni për një takim të përshpejtuar, ju lutemi lexoni pikat e mëposhtme me shumë kujdes përpara se të parashtroni kërkesë për takim urgjent:

• Nëse Ambasada në Shkup vendos që t’ju pranoj kërkesën për takim të përshpejtuar, ata do ta informojmë Shërbimin Informativ të Vizave, të cilët do t’u kontaktojnë në numrin e dhënë gjatë caktimit të takimit;
• Ju duhet të siguroheni që i keni dëshmit e dokumentuara më të cilat vërtetoni se ju i përmbushni një ose disa nga kriteret e lartpërmendura për një takim të përshpejtuar. (Lexo më lart);
• Nëse juve ju caktohet një takim urgjent ju do të trajtoheni njëlloj si gjithë aplikuesit tjerë për vizë; ju duhet të kualifikoheni për një vizë amerikane sipas ligjit;
• Pagesa e aplikimit për vizë nuk kthehet;
• Nëse zyrtari konsullor gjen që ju e keni shtrembëruar arsyen e udhëtimit tuaj për në SHBA vetëm për të marrë një takim të përshpejtuar, një shënim për keqpërdorim do të vendoset në dosjen tuaj.

NJOFTIM

  • FAQJA ËSHTË NË NDËRTIM E SIPËR!

    INFORMATAT NUK JANË PLOTËSISHT TË SAKTA!