Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Programet e Granteve
 

PROGRAMI PËR GRANTE TË VOGLA I KOMISIONIT PËR DEMOKRACI
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë shpall konkursin për sezonin e pranverës 2015 të Programit për grante të vogla të Komisionit për Demokraci. Ky program synon ta mbështesë zhvillimin e institucioneve demokratike dhe të shoqërisë civile të Kosovës duke u ndarë grante të vogla për projekte organizatave jofitimprurëse dhe joqeveritare (OJQ) dhe medieve të pavarura lokale të Kosovës. Këto grante të Komisionit për Demokraci ndahen sipas konkurrencës. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për këtë cikël është 30 prill 2015 ora 17:00.

KONKURS PËR GRANTE TË VOGLA
Institucinet e Kosovës të interesuara në përkrahje të aktiviteteve artistike, akademike apo edhe aktivitete të tjera që kanë lidhje me kulturën dhe vlerat amerikane mund të aplikojnë në Ambsadën e ShBAve për grante të vogla.

Shembujt e programeve në të kaluarën permbajnë përkrahje për vizita të ekspertëve dhe artistëve amerikanë; konferenca me tema lidhur me Amerikën ose çështje të interesit të përbashkët; ekspozita nga artistë amerikanë; dhe programe eduktive.

Ju lutemi klikoni në linkun përmbi për detaje rreth procedurave të aplikimit dhe kërkesave që duhet përmushur.  Propozimet dhe rivleresimet bëhen me rotacion.

University Support Grants Program (Programi i granteve për mbështetje institucioneve universitare) - Seksioni për marrëdhënie publike i Ambasadës Amerikane në Prishtinë do të finansojë një sërë të granteve të vogla për përmirësimin e cilësisë së hartimit të plan- programeve, burimeve kërkimore dhe ekspertizës profesionale të personelit akademik të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.  Mes tjerash, grantet do të ndihmojnë institucionet e arsimit të lartë që të krijojnë lidhje me institucionet arsimore në SHBA me qëllim të bashkëpunimit në hartimin, planifikimin dhe rishikimin e plan-programeve. Gjithashtu, përmes këtyre granteve do të mbështetet edhe pasurimi i koleksioneve bibliotekare dhe mjeteve të tjera kërkimore-shkencore.  Grantet ne kuadër të Programit për mbështetje  institucioneve universitare do të përzgjedhen në bazë të konkurencës.  Afati për aplikim do të jetë i hapur deri me 1 maj 2015 deri ora 17:00.