jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i SHBA
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara Prishtinë, Kosovë flag graphic
LAJMET NGA AMBASADA
 
  AMBASADORJA Zëvendës Shef i Misionit Për ambasadën Zyrat e ambasadës Seksioni për marrëdhënie publike Zyrtarët kryesor Festat Seksioni për Shtyp Mundësitë për punësim

Zyrat e ambasadës

Seksioni për Marrëdhënie Publike

Sektori për Marrëdhënie Publike i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë ofron një gamë të gjerë të programeve dhe informatave përkitazi me mediat, shkëmbimet arsimore dhe kulturore.

Sektori për Marrëdhënie Publike merret me kërkesa të gazetarëve për intervista, lëshon komunikata për media, dhe sponsorizon trajnim për gazetarë të mediave të shkruara dhe transmetuese. Ai gjithashtu udhëheq Programe të shkëmbimit dhe, që nga viti 1998, i ka dërguar në SHBA pothuaj 200 kosovarë në kuadër të programeve për shkëmbime profesionale e arsimore.

Përveç kësaj, ky Sektor u ofron përkrahje disa organizatave joqeveritare të SHBA-ve, që ofrojnë programe shkëmbimi dhe sponzorizimi në Qendrën Amerikane që gjendet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Universitetit të Prishtinës.

Sektori për Marrëdhënie Publike gjithashtu sponsorizon ndodhitë kulturore të rastit, seminaret, dhe një gamë të gjerë të publikimeve përkitazi me kulturën dhe idealet amerikane, si dhe ofron përkrahje për aktivitetet për mësimdhënien e gjuhës angleze anembanë Kosovës.

Qendra për burime informative e Zyrës për Marrëdhënie Publike ofron informata mbi qeverinë dhe institucionet amerikane, mbi zhvillimet legjislative, mbi politikën e jashtme dhe të brendshme, dhe mbi çështjet sociale, ekonomike, politike dhe të sigurisë.

Informata shtesë për programet tona mund të gjeni në këtë faqe në internet (website).

Kthehu Lart ^

Mekanizmat e Faqes:

Printer_icon.gif Printo Artikullin



 

    Kjo faqe menaxhohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
    Adresat elektronike ndërlidhëse me faqe të tjera interneti nuk duhen nënkuptuar si miratim i pikëpamjeve apo politikave për intimitet që mund të përshkruhen aty.


Ambasada E Shteteve Të Bashkuara