jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i SHBA
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara Prishtinë, Kosovë flag graphic
Konsullor
 
  Shërbimet për Shtetas Amerikan Vizat joimigruese Vizat imigruese Viza Llotaria

Viza Llotaria

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka nderin të shpall fillimin e regjistrimit per Viza Lotarinë 2011 e cila do të fillojë të mërkurën me 2 tetor 2009 në ora 18:00. Afati i fundit i regjistrimit është të dielen me 30 nëntor 2009 në ora 18:00, por të gjithë aplikuesit e interesuar  inkurajohen që sa më herët të përfundojnë  me regjistrimin. Regjistrimi për pjesëmarrje në viza lotarinë 2011 duhet të bëhet në mënyrë elektronike; regjistrimi nëpërmjet postës nuk pranohet. Departamenti i Shtetit vendosi një faqe elektronike speciale ku mund të bëhet kërkesa për pjesëmarrjen në viza lotarinë, http://www.dvlottery.state.gov/.

Për instrukcione ju lutemi shikoni faqen: http://www.travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1322.html.

Regjistrimi në këtë program nuk garanton se aplikuesi do të jetë i pranuar.

Çdo vit kongresi autorizon programin e viza lotarisë të ven në dispozicion 50000  viza imigrimi për status të përhershëm në SHBA që tërhiqen në mënyrë të rastësishme nga numri i përgjithshëm i pjesëmarrjeve. Vizat u vihen në dispozicion personave nga shtetet me shkallë të ulët të imigrimit në SHBA, të cilët i plotësojnë kushtet e rrepta të kualifikimit.

Aplikuesit mund t’i përgatisin regjistrimet personalisht, ose dikush tjetër mund ta bëjë këtë në emër të tyre. Vetëm një regjistrim për pjesëmarrje mund të bëhet në emër të një individi, pa marrë parasysh se regjistrimi është përgatitur  nga vet aplikuesi apo me ndihmën e dikujt tjetër si dhe individi në emër të të cilit bëhet regjistrimi për pjesëmarrje është përgjegjës për të siguruar kompletimin dhe saktësinë e informatave. Kur regjistrimi për pjesëmarrje është i suksesshëm, në ekranin shfaqet konfirmim që përfshin emrin e aplikuesit dhe numrin e konfirmimit.

Të gjithë pjesëmarrësit, duke i përfshirë edhe ata të cilët NUK do të tërhiqen,  do të kenë mundësinë në mënyrë elektronike të kontrollojnë statusin e pjesëmarrjes, nëse janë tërhequr ose jo. Pjesëmarrësit duhet të ruajnë kopjen e konfirmimit që të mund t’a kontrollojnë statusin e pjesëmarrjes në faqen elektronike të viza lotarisë.

Njoftim me rëndësi: Aplikuesit të cilët do të tërhiqen si fitues së viza lotarisë duhet t’i plotësojnë disa kushte të përcaktuara arsimore dhe ato të përvojës së punës.  Ju lutemi që t’i lexoni me kujdes kushtet e poshtëshënuara para se ta parashtroni kërkesën dhe ta bëni pagesën.  Pagesa nuk mund të kthehet edhe nëse zyrtari i sektorit konsullor vendos se ju mungon kushti i shkollimit dhe përvojës së punës për t’u kualifikuar për vizë lotarinë.

“Aplikuesi bartës” – aplikuesi në emër të të cilit është bërë tërheqja  fituese do të mund të kualifikohet për vizë në qoftë se e plotëson njërin nga kushtet e poshtëshënuara:

(1)  Përfundim i shkollës së mesme ose ekuivalente me të - i definuar si shkollim i suksesshëm 12 vjeçar i shkollës fillore dhe shkollës së mesme, që përfshin 4 vite të shkollës së mesme ose
(2)  Dy vjet përvojë pune gjatë pesë viteve të kaluara në profesion që kualifikohet.  Të gjitha profesionet nuk kualifikohen.  Për të kuptuar nëse profesioni i juaj kualifikohet, konsultoni faqen e internetit, O*NET, të Departamentit për Punë në këtë adresë:  http://online.onetcenter.org/.  Në faqen kryesore kërkoni profesionin tuaj duke shfrytëzuar mundësinë “Find Occupations” ose duke kërkuar me fjalë kyçe  sipas llojit të punës.  Pastaj zgjedhni “Job Zone”.  Përvoja e juaj e punës kualifikohet vetëm në qoftë se profesioni i juaj gjindet si “Job Zone” 4 ose 5 dhe në qoftë se klasifikohet si Përgatitje për Profesion të Veçantë “Specific Vocational Preparation” (SVP) e ranguar në 7.0 ose më lartë.

Në qoftë se ju nuk mund të demonstroni se kualifikoheni për vizë sepse nuk e plotësoni njërin nga këto dy kushte, atëherë mos e parashtroni kërkesën.  Nëse ju refuzohet viza, pagesa e juaj nuk do të kthehet.

Në qoftë se ndonjë prej dokumentacioneve tuaja zbulohet se është falsifikuar, ju do të keni ndalesë të përhershme për vizë të SHBA.

Njoftim me rëndësi: Ka ndodhur që faqe elektronike të rrejshme të paraqiten  si faqe elektronike zyrtare të qeverisë së SHBA. Disa kompani të cilat janë paraqitur rrejshëm në emër të qeverisë amerikane kanë kërkuar të holla për përgatitjen e aplikacionit për lotarinë imigruese. Zbritja, plotësimi dhe parashtrimi i aplikacioneve elektronike për programën e lotarisë imigruese nuk paguhet. Aplikuesit e përzgjedhur në mënyrë të rastësishme njoftohen me shkrim nga Departamenti i Shtetit, nga Qendra Konsullore në Kentaki me anë të letrës dhe JO nëpërmjet postës elektronike. Kjo letër përmban udhëzime për hapat e mëtutjeshëm në këtë proces. Asnjë organizatë ose kompani tjetër nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit që t’i informojë aplikuesit për tërheqjen e tyre si fitues.

Faqja zyrtare e lotarisë imigruese është: http://www.dvlottery.state.gov/ 
 

Kthehu Lart ^

Mekanizmat e Faqes:

Printer_icon.gif Printo Artikullin



 

    Kjo faqe menaxhohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
    Adresat elektronike ndërlidhëse me faqe të tjera interneti nuk duhen nënkuptuar si miratim i pikëpamjeve apo politikave për intimitet që mund të përshkruhen aty.


Ambasada E Shteteve Të Bashkuara