Shërbimet konsullore
Prej datës 29 Prill 2009, të gjitha shërbimet konsulore ofrohen në lokacionin e ri të Ambasadës Amerikane në Shkup, në adresën:
Ambasada Amerikane Shkup Rr. Samoilova Nr.21 1000 Shkup R. Maqedonisë Tel: + 389 2 310 2000 Fax: + 389 2 310 2299 |
Vizat Imigruese
Ambasada e SHBA-së në Shkup, Maqedoni është e autorizuar që t'i procesojë aplikacionet për viza imigruese si dhe të lotarisë për shtetasit e Kosovës. Ambasada Amerikane në Shkup është e autorizuar që të ofroj shërbime në emër të Departamentit për Siguri Kombtare – DHS, duke përfshirë peticionet për imigrim si dhe lëshimin e kartelave të gjelbërta në rast të humbjes së tyre. Vetëm shtetasit Amerikan të cilët jetojnë në Kosovë në mënyrë të vazhdueshme për së paku gjashtë muajt e fundit, mund të parashtrojnë kërkesë për vizë imigruese në Shkup. Këtë mund ta bëjnë përmes emailit consularskopje@state.gov ku duhet të jipet (1) emri i shtetasit Amerikan që parashtron kërkesën, (2) emri i përfituesit dhe (3) data ku ceket se prej kur parashtuesi ka filluar të jetoj në Kosovë.