Zëvendësshefi i Misionit
Michael J. Murphy
Zëvendësshef i Misionit, Ambasada e SHBA-së, Prishtinë, Kosovë
 |
| Zëvendësshefi i Misionit Michael J. Murphy |
Michael J. Murphy, veteran me 18 vjet përvojë pune në Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së, u emërua më 2009 si zëvendësshef i Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Kosovë.
Pak kohë para se të caktohej në këtë post në Prishtinë, ai shërbeu si këshilltar politik në Ambasadën e SHBA-së në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë. Në detyrat e tij të tjera jashtë shtetit përfshihen postet në Londër, Angli; Jaunde, Kamerun; dhe Lagos, Nigeri. Gjatë qëndrimit në Uashington, DC, ai ka shërbyer si asistent ekzekutiv i ndihmëssekretarit të shtetit për Çështje Evropiane dhe i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Jashtëm, dhe si nëpunës ushtarak për Bullgarinë dhe për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Karriera e z. Michael për Shërbimin e Jashtëm ka përfshirë mandatin e tij në programin Fellowship of Hope, përmes të cilit diplomatët e SHBA-së shërbejnë në Ministritë e Punëve të Jashtme të qeverive aleate në Evropë. Ai shërbeu prej vitit 2001 deri më 2002 në Zyrën e Jashtme dhe Komënuelthin e Britanisë si drejtor i Zyrës për Ukrainë, Moldavi dhe Bjellorusi.
Para se t’i bashkohej Shërbimit të Jashtëm, ai punoi në Kapitol Hill si ndihmës i lartë legjislativ për kongresisten Marilyn Lloyd nga Tenesi, me përgjegjësi të veçanta për çështjet ndërkombëtare dhe çështjet e mbrojtjes.
Michael Murphy përshëndet nga East Greenbush, Nju Jork, dhe është adhurues i flaktë i New York Yankees. Ai është i diplomuar Phi Beta Kappa [Dashuria ndaj mësimit është udhëzuese e jetës] i Kolegjit Hamilton, me diplomë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Është i martuar me Kimberly Murphy, gjithashtu anëtare e Shërbimit të Jashtëm të SHBA-së.